City e fiton betejën ligjore
Manchester City fiton betejën ligjore me Premier Ligë në lidhje me sponsorizimin nga kompanitë afër kupolës drejtuese të klubit. Kampionët e Anglisë kanë marrë dritën jeshile nga paneli i arbitrazhit për shkeljet e pretenduara të rregullave të ligës për transaksionet me palët e Asociuara.
Paneli vendosi se pjesë të rregullave të Premier Ligë ishin në shkelje të ligjit britanik të konkurrencës dhe gjithashtu të paligjshme sepse klubet nuk ishin në gjendje të komentonin llojet e të dhënave që kampionati do të merrte në konsideratë. Vendimi i Premier Ligës është në lidhje me dy transaksione, të dyja në vitin 2023, pasi dyshohet se arritën në një mënyrë të padrejtë procedurale dhe duhet të anulohen. Në një deklaratë të klubit, City shkruan se kishin pasur sukses me pretendimin e tyre ndërsa Premier Ligë tha se vendimi miratoi “objektivat e përgjithshme”. Marrëveshja e sponsorizimit të klubit anglez me kompaninë ajrore, pranë presidencës së Cityt, besohet të jetë me vlerë rreth 100 milionë Euro në vit, shkruan Klan News.
Fitorja ligjore e kampionëve të Anglisë nuk ka lidhje me 115 akuzat për të cilat është akuzuar për mosrespektim të FPF, megjithëse shumë nga akuzat kanë të bëjnë me sponsorizimet.