City e fiton trofeun e Carabao Cup

25 prill 2021 | 21:32

Manchester City e ka fituar Carabao Cup, për herë të katërt radhazi, pasi e mundi 1:0 Tottenhamin në finale të dielën.

Aymeric Laporte e shënoi golin e vetëm në ndeshje para 8.000 tifozëve në Wembley dhe atë që ia sjellë Pep Guardiolës trofeun e parë në sezonin 2020/21.

Ky ishte trofeu i katër në katër vitet e fundit për Man City në këtë garë.

Tottenhami, i cili e shkarkoi Jose Mourinho nga posti i trajnerit në prag të kësaj finaleje, ishte në kërkim të trofeut të parë në 13 vitet e fundit.

Skuadra e Pep Guardiolës – e cila është ende në garë për tripletë pasi ndodhet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe është lidere e Premierligës – e mbizotëroi plotësisht Tottenhamin, gjë që s’e tregon rezultati përfundimtar.

Spurts, të udhëhequr nga Ryan Mason në stol, e patën vetëm një goditje në kornizën e portës së Edersonit gjatë gjithë ndeshjes.

Mbizotërimin e plotë dhe përpjekjet e njëpasnjëshme i konkretizoi me gol Laporte.

Mbrojtësi francez shënoi me kokë në minutën e 82-të, pas një harkimi të përkryer nga Kevin de Bruyne.

Ky ishte trofeu i katërt i Guardiolës në katër sezone me Cityn në këtë garë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë vazhduar reagimet e shumta ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin…