City e huazon portierin e Kosovës te Nottingham Forest
09 korrik 2019
| 11:43
Manchester City e ka huazuar reprezentuesin e Kosovës, Arijanet Muriqi në skuadrën e Nottingham Forest, në Championship.
Portieri shqiptar kishte disa paraqitje në Carabao Cup, trofe që e fitoi në fund skuadra e Cityt. Muriqi ishte portieri i dytë në skuadrën e Manchester Cityt, Claudio Bravo ishte i lënduar. Mirëpo City e huazojë te Nottingham Forest për të fituar përvojën e duhur.
“Të shkoj në Nottingham Forest do të jetë një mundësi për mua që të fitoj eksperiencë më të madhe në ekipin e parë dhe mezi e pres këtë përvojë të re”, ka thënë Muriqi.
/Epoka e re/