
City e mposhti Watfordin
04 dhjetor 2018
| 23:31
Manchester City ka mposhtur Watfordin me rezultat 2 me 1 për të vazhduar sigurt drejt mbrojtjes së titullit të Premier Ligës.
“Qytetarët” filluan mirë takimin me golin e realizuar nga Leroy Sane në minutën e 40. Ryad Mahrez realizoi në minutën e 51-të ndërsa Doucoure shënoi golin e nderit për vendasit në këtë takim.
City me këtë fitore tubon 41 pikë, pesë më shumë se Liverpooli në pozitën e dytë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.