City e nis me fitore
21 shtator 2020
| 23:19
Manchester City e ka nisur me fitore sezonin e ri në Premier League, duke marrë tri pikët e para në transfertë kundër Wolves.
“Ujqërit” ishin shndërruar në macen e zezë për djemtë e Guardiolës, pasi sezonin e shkuar, i mposhtën në të dyja ndeshjet e kampionatit (0-2 dhe 3-2).
Por sot, “Qytetarët” kanë triumfuar 1-3 në “Molineaux Stadium”. De Bruyne shënoi i pari me penallti, për të zhbllokuar shifrat, para se Phil Foden të çonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2.
Në të dytë, Wolves tentoi të reagojë dhe shkurtoi diferencat me anë të Jimenez, por Gabriel Jesus në sekondat e fundit vulosi fitoren për Manchester Cityn. Festë për Guardiolën, ndërsa Wolves, thyhet më në fund.