City eliminon Liverpoolin nga EFL Cup
Ka përfunduar me rezultatin 3 me 2, përballja Manchester City-Liverpool, me djemtë e udhëhequr nga Pep Guardiola, të cilët kanë mundur të vazhdojnë rrugën e tyre në “EFL Cup”, i cili mund të rezultojë dhe në trofeun e parë sezonal, për “qytetarët”.
Përballja nisi shumë e zjarrtë dhe goli i parë erdhi që në minutën e 10’, ku pas një krosimi në zonë nga Kevin de Bruyne, Haaland shmang mbrojtësin dhe më një goditje “karate” gjen të papërgatitur portierin Kallaher, por pjesa e parë nuk do të mbaronte me kaq, ku vetëm 6 minuta më vonë i riu i Liverpool, portugezi, Fabio Carvalho gjeti golin e barazimit me një goditje statike në brendësi të zonës.
Me nisjen e pjesës së dytë, ndeshja u bë akoma më e zjarrtë pasi menjëherë u shënuan 2 gola. Fillimisht Riyad Mahrez do të kalonte “qytetarët”, në avantazh në minutën e 46’ e 2 minuta më pas Mohammed Salah barazon shifrat, duke u kthyer në lojtarin e parë, i cili shënon 10 gola kundër një Manchester City, si ky i Pep Guardiolas.
Goli i fitores do të vinte në minutën e 58’, nga hollandezi Nathan Ake, i cili kërcen më lart se gjithë të tjerët në një goditje këndi dhe godet topin drejt e në rrjetë.
Në fazën tjetër, “qytetarët” kanë kundërshtarë të lehtë në letër, ku ndër ta janë dhe “rivalët” e përbetuar të Manchester United.