City fiton derbin ndaj Arsenalit
15 dhjetor 2019
| 19:26
Manchester City ka fituar thellë ndaj Arsenalit në Emirates në kuadër të xhiros së 17-të në Premier Ligë.
Kampioni anglez fitoi 3 me 0 në Londër me mesfushorin Kevin De Bruyne që ishte heroi i ndeshjes. Belgu realizoi dy gola të bukur e asistoi në golin tjetër të shënuar nga Raheem Sterling.
Në tabelë, City është i treti me 35 pikë, 14 prapa liderit Liverpool. Arsenali është i nënti me vetëm 22 pikë.