City fiton derbin ndaj Chelseat
23 nëntor 2019
| 20:52
Derbi i javës së 13-të në Premier Ligë ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseat i ka takuar ekipit vendas.
Kampioni anglez arkëtoi pikët e plota në “Etihad” duke fituar me rezultat prej 2 me 1. Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes N’Golo Kantes, i cili shënoi në minutën e 21 pas asistimit nga Kovaçiqi.
Por, vendasit përmbysën gjithçka përmes De Bruynes dhe Mahrezit. City tani del në vendin e tretë me 28 pikë, derisa Chelsea në vendin e katërt ka 26 pikë.