City fiton derbin ndaj Tottenhamit

13 shkurt 2021 | 21:06

Manchester City ka vazhduar me fitore në Premier League, duke e mposhtur të shtunën në “Etihad”, Tottenhamin me rezultatin 3:0.

Për ekipin e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola, kjo ishte fitorja e 11-të rresht në ligë.

Në pjesën e parë vendasit shënuan në minutën e 23-të me Rodrin nga pika e bardhë për 1:0.

Pjesa e dytë e ndeshjes u takoi vendasve të cilët shënuan edhe dy gola të tjetër. Në minutën e 50-të Ilkay Gundogan ngriti epërsinë në 2:0.

I njëjti futbollistë shënoi edhe në minutën e 66-të pas asistimit të portierit Ederson, për të vulosur fitoren e Cityt prej 3:0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit, në vendin tona janë regjistruar…