City fiton me përmbysje ndaj PSG-së

28 prill 2021 | 22:58

Manchester City hedh një hap drejt finales së madhe të këtij edicioni në Champions League. Skuadra e Pep Guardiolës ka arritur që të marrë një fitore 2-1 me përmbysje ndaj PSG, por gjithçka është e hapur duke marrë në konsideratë faktin e mungesës së tifozëve. Ndeshja nisi më mirë për skuadrën e Pochettinos që gjeti golin e avantazhit në minutën e 15-të. Marqinhos shfrytëzoi një krosim magjik të Di Marias.

Manchester City u zgjua në fillimin e pjesës së dytë, duke shënuar dy gola në harkun e 7 minutave për të përmbysur gjithçka. De Bruyne realizoi me fat pas një krosimi në formën e një goditje, që nuk u arrit që të ndalej nga portieri Navas.

Gardiani i njohur u befasua edhe në golin e dytë pas një goditje dënimi të Mahrez. Ky i fundit ekzekutoi mjaft mirë një goditje dënimi, duke çarë murin e vendosur aspak mirë nga mbrojtja e ekipit francez.  PSG e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Gueye, i cili bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Gundogan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të maksimalizuar votat me qëllim fitimin e mandatit të…