City, gati 200 milionë euro për transferimet e verës
25 prill 2024
| 12:42
Pep Guardiola do të ketë në dispozicion 200 milionë euro për të shpenzuar në merkaton e verës. Drejtuesit e Manchester Cityt kanë vendosur t’i dhurojë këtë shumë teknikut spanjoll për të krijuar një skuadër të frikshme.
Objektivi i parë është Lucas Paqueta i West Hamit, të cilin e kërkoi edhe në fundin e verës së kaluar.
Në listën e trajnerit katalanas ndodhen edhe emra si Jamal Musiala (Bayern Munchen) dhe Bruno Guimaraes (Newcastle). Por edhe Joao Neves, 19-vjeçari i talentuar i portugezëve të Benficës, i cili luan në rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes. Neves debutoi edhe me Kombëtaren e Portugalisë gjatë tetorit të vitit të kaluar