City, gati 275 milionë euro për Yamalin

08 prill 2025 | 16:02

Manchester City po përgatit një ofertë marramendëse për supertalentin e Barcelonës, Lamine Yamal. Sipas të përditshmes spanjolle Fichajes, kampionët e Anglisë janë të gatshëm të ofrojnë plot 275 milionë euro për adoleshentin që ka magjepsur Evropën këtë sezon.

17-vjeçari ka qenë një nga pikat më të forta të Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick, duke koleksionuar 13 gola dhe 19 asistime në 42 ndeshje, një statistikë e jashtëzakonshme për një lojtar kaq të ri. Klubi katalanas synon ta blindojë me një kontratë të re sapo ai të mbushë 18 vjeç këtë verë, por spekulimet për të ardhmen e tij nuk po ndalen.

Pasi refuzuan një ofertë prej 200 milionë euro nga Paris Saint-Germain verën e kaluar, katalanasit mund të përballen me një tjetër ofertë tunduese.

Manchester City është i gatshëm të vendosë rekorde në merkato për të siguruar Yamal, duke e cilësuar si një nga talentet më të mëdha në qarkullim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka…