City, gati 81 milionë euro për Paquetan  

09 gusht 2023 | 15:06

Manchester City do të bëjë të tjera investime të mëdha në merkato. Synimi i radhës është Lucas Paqueta, ish-lojtarin e Milanit.

Braziliani u transferua gjatë verës së kaluar nga Lyoni tek West Hami për 43 milionë euro. 25-vjeçari zhvilloi 41 ndeshje, shënoi 5 gola, dhuroi 7 asistime dhe fitoi Ligën e Konferencës me skuadrën londineze. Manchester City ka përgatitur një ofertë prej 81 milionë eurosh për kartonin e lojtarit brazilian.

Paqueta zbarkoi në futbollin evropian në janarin e vitit 2019, kur u transferua nga Flamengo te Milani. 23.5 milionë euro e shiti klubi italian te francezët e Lyonit në shtatorin e vitit 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar futbollistët…