
City hap ‘thesin’ për transferimin e Messit
31 gusht 2020
| 17:51
Manchester City po punon fort që ta bindë Lionel Messin që të transferohet në Angli. Argjentinasi dëshiron të largohet dhe ta pranojë ofertën e “Qytetarëve” dhe diçka e tillë nuk ndodh vetëm nëse Barça pengon totalisht lëvizjen.
Messi është i bindur nga oferta e lartë e anglezëve. Ai pritet të përtojë 450 milionë paundë në 5 vjet. City do t’i ofrojë 2 vjet kontratë në Premierë Ligë, deri në moshën 35-vjeçare më pas 3 vjet të tjera te New York City.
Një ofertë e tillë që i jep mundësinë Messit të luajë deri në moshën 38-vjeçare me kushte shumë të mira është shumë joshëse për gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”.