City i gatshëm të paguaj 70 milionë funte për Rodrin
23 prill 2019
| 13:47
Manchester City është i gatshëm që ta thyejë rekordin e klubit për transferin më të shtrenjtë, ka raportuar “The Telegraph”.
Kampionët në fuqi të Anglisë janë të gatshëm që t’i paguajnë 70 milionë funte për mesfushorin e Atletico Madridit, Rodrin.
Kaq është shuma që e parasheh klauzola e tij te klubi madrilen, teksa trajneri i ‘qytetarëve’, Pep Guardiola, dëshiron që ta japë po atë shumë.
Ish-trajneri i Barcelonës po e mendon një zëvendësim afat-gjatë për Fernandinho-n, andaj e sheh Rodrin si pjesë të planeve të tij.