City i rikthehet fitoreve

30 dhjetor 2018 | 17:25

Manchester City ka kaluar me sukses transfertën e Sauthemptonit, duke u rikthyer te fitorja pas dy humbjesh radhazi. Ekipi i Guardiolës ka rimarrë vendin e dytë, teksa ka lënë pas Totenhemin, i cili pësoi një disfatë nga Uolves ditën e djeshme në shtëpi.

Sfida për Sitin mori zgjidhje që në pjesën e parë, pasi të gjithë golat e ndeshjes u shënuan në atë 45 minutësh. Fillimisht ishte David Silva, i cili pas vetëm  10 minutash, dërgoi në avantazh të tijtë. Kundërpërgjigja e vendasve të Sauthemptonit erdhi me Hojbjerg, i cili përfitoi nga një gabim i Zinçenkos dhe shënoi golin e barazimit në minutën e 37-të.

Në fundin e fraksionit të parë “Citizens” shënuan dy herë brenda tre minutave, ku fillimisht ishte Uord-Prous, i cili për fatin e tij të keq shtyu topin drejt rrjetës së tij. Pak momente më vonë, ishte “El Kun” Aguero, i cili shënoi bukur me kokë, duke çuar shifrat në 1-3. Më pas, Siti administroi mirë deri në fund, dukë marrë një fitore pa probleme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri…