City-Inter, përsëritet finalja e vitit 2023

18 shtator 2024 | 10:57

Një tjetër ditë plot emocione të forta në këtë raund të parë të Ligës së re të Kampionëve, në një format kampionati, me më shumë ndeshje dhe me më shumë para.

Në aksion, këtë të mërkurë, do të jetë Manchester City, kampion i Premier Ligës, që pret Interit, kampion i Serisë A, në atë që do të jetë përsëritja e finales së vitit 2023, të fituar nga “Qytetarët”.

Në atë mbrëmje “Citizens” arritën një sukses historik (vendosi goli i Rodrit), pasi për herë të parë ngritën lart kupën me veshë të mëdhenj, trofeu më prestigjioz për klube. Do të jetë gjithashtu një përballje e re mes Pep Guardiolës, trajner i klubit anglez, dhe Simone Inzaghit, trajner i ziklatërve.

Arma e fortë e Cityt është Haaland, i cili në fillim të sezonit ka shënuar 9 gola në katër ndeshje. Për gjigantit norvegjez, Pep Guaridola bëri një batutë epike: “Kam shënuar 11 gola në 11 vite, ai 9 gola në 4 ndeshje…”.

Simone Inzaghi, nga ana tjetër, theksoi se nuk e sheh si hakmarrje përplasjen e sotme për finalen e humbur në vitin 2023: “Nuk ka hakmarrje në futboll. Kjo ndeshje nuk ka të bëjë fare me atë, nuk do të jetë një revansh”, siguroi trajneri italian, duke garantuar, pak më pas, se asgjë nuk po ndodh me Lautaro Martinez, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar: “Ai nuk do të jetë kurrë problem, është gjithmonë zgjidhje për ne dhe do të shënojë akoma shumë gola”.

Në të njëjtën orë(21.00), PSG pret Gironën, skuadër spanjolle që ishte befasia e edicionit të fundit në La Liga.

Ndeshjet e kësaj të mërkure në Ligën e Kampionëve:

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…