City kërkon yllin e Realit

25 mars 2025 | 16:54

Rodrygo ka dy vite që kërkohet nga Manchester City, por braziliani gjithmonë ka dhënë të njëjtën përgjigje: “Jam i lumtur në Madrid”.

Sidoqoftë, një tjetër brazilian gëzon interesin e klubit anglez dhe mund të japë një përgjigje ndryshe nga shoku i tij i skuadrës, për shkak se nuk ka minutazhin e duhur në “Bernabeu”.

Drejtuesit e City kërkojnë sulmuesin Endrick, i cili në aq mundësi sa i janë dhënë ka shkëlqyer me fanellën e bardhë.

“The Citizens” po bëjnë përpjekje për transferimin e tij, sidomos sepse Pep Guardiola ka shfaqur admirim të madh për performancat e tij. Endrick deri tani nuk ka dhënë një përgjigje finale, por drejtuesit e City janë takuar me babain e tij dhe diskutimet kanë qenë pozitive.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur krenare për punën…