City konfirmon largimin e Agueros

30 mars 2021 | 18:01

Sergio Aguero do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, lajm ky i bërë zyrtar nga vetë klubi anglez. “Është një kënaqësi e madhe të njoftojmë se një statujë e Sergio Aguero do të vendoset në ‘Etihad Stadium’.

Mezi po presim t’i japim Sergio një lamtumirë të denjë në fund të sezonit”, shkruajnë “qytetarët” në postimin e tyre. Pas 10 vjetësh te City, Aguero largohet me shumë trofe, (4 Premier, 1 FA Cup, 5 Coppe di Lega e 3 Community Shield).

Me fanellën e Cityt, sulmuesi argjentinas luajti 384 ndeshje dhe shënoi 257 gola. Në moshën 32-vjeçare, Aguero do të nisë një aventurë të re. Pavarësisht viteve, Kun mbetet një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim.

Klubet që interesohen për shërbimet e tij nuk mungojnë, për më tepër që bëhet fjalë për një okazion pasi largohet me parametra zero. Barcelona, Juventusi dhe PSG-ja janë tre klubet që prej kohësh monitorojnë situatën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimi i Cristiano Ronaldos duke hedhur poshtë shiritin e kapitenit…