City “mbretëron” në merkaton e janarit, 220 milionë euro për 6 blerje

04 shkurt 2025 | 14:22

Manchester City ishte skuadra më aktive në merkaton e janarit, duke afruar plotë 6 futbollistë.

Skuadra angleze shpenzoi 220 milionë euro në total në merkaton e janarit.

Blerja më e shtrenjtë është ajo e sulmuesit egjiptian Omar Marmoush nga Eintraht Frankfurt, për të cilin “qytetarët” shpenzuan 75 milionë euro.

Zëvendësuesi i Rodri në mesfushë është portugezi Nico Gonzalez.

Kostoja e këtij transferimi ishte 60 milionë euro, shumë që Porto arkëtoi për ta lënë të lirë.

Manchester City pagoi 40 milionë euro për mbrojtësin e ri kazak Abdukori Khusanov, që luante me Lens. Në mbrojtje erdhi edhe i riu brazilian Vitor Reis nga Palmeiras, për rreth 37 milionë euro.

City shpenzoi edhe 6 milionë euro për Juam Bah, që erdhi nga Valladolid, por më pas u la në formë huazimi te Lens deri në fund të sezonit si pjesë e marrëveshjes për Khusanov. I fundit është anësori i majtë amerikan Chrisian McFarlane, që erdhi nga Neë York City për 2 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja FOL ka publikuar të dhënat nga analiza e programit…