Manchester City mbron titullin në Premier Ligë
Manchester City është shpallur kampion i Premier Ligës, pasi në ndeshjen e fundit e mposhti skuadrën e Brightonit (1-4).
Vendasit realizuan të parët nëpërmjet Glenn Murrayt, por City reagoi shpejt duke realizuar në pjesën e parë dy gola me anë të Agueros dhe Laportes. Në pjesën e dytë Mahrez dhe Gundogan shënuan edhe dy gola për të kompletuar fitoren e Cityt, e cila ka vlerën e titullit.
Fitore shënoi edhe Liverpooli ndaj Wolves (2-0), por kjo fitore mbetet e pavlerë për faktin se City e përfundoi kampionatit në vendin e parë, kurse “Reds” në vend të dytë me një pikë me pak.
Chelsea barazoi me Leicester Cityn 0-0, por kampionatin e mbylli në pozitën e tretë, pasi edhe Tottenhami barazoi ndaj Evertonit (2-2). “Spurs” përfundojnë në pozitën e katërt, derisa Arsenali përfundoi në pozitën e pestë edhe përkundër që e mposhti Burnleyn (1-3). Arsenali dhe Manchester United përfundojnë në dy pozitat që i dërgojnë në Ligën e Evropës, derisa nga Premier Liga kanë rënë Cardiff City, Fulham dhe Huddersfield Town.
/Epoka e re/