City me fitore e nisi mbrojtjen e titullit
12 gusht 2018
| 18:57
Manchester City e ka nisur mbrojtjen e titullit të kampiones me fitore, pasi e mposhti skuadrën e Arsenalit (0-2).
Raheem Sterling (14) dhe Bernardo Silva (64) shënuan golat e fitores për skuadrën e Pep Guardiolës. Në këtë ndeshje luajtën për Arsenalin, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi. Mesfushori Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë, derisa trajneri Unai Emery debutoi me humbje në ndeshje zyrtare si trajner i Arsenalit.
/Epoka e re/