City merr pozitën e parë, fitojnë Chelsea dhe Tottenhami
Në mbrëmjen e sotme të Premier Ligës, ekipet “big” janë treguar të pagabueshëm. Chelsea, Manchester City dhe Tottenhami kanë triumfuar bindshëm, respektivisht ndaj Brightonit, Cardiff Cityt dhe Cristal Palas.
Në “Stamford Bridge”, të besuarit e Mauricio Sarrit nuk e humbën rastin për të kaluar në renditje Manchester United dhe kanë triumfuar 3-0 ndaj Brightonit në shtëpi. Fillimisht, Giroud e më pas Hazard e Loftus-Ceek, ishin autorët e golave, të cilët i kanë dhuruar tri pikët londinezëve.
Ndërkohë, City gjithashtu ka rimarrë vendin e parë, teksa ka mposhtur me shifrat 2-0 Cardiffin. Golat për “Citizens” janë shënuar nga De Bryune dhe Sane në pjesën e parë.
Nuk mund të mungonin tri pikët në inaugurimin e “shtëpisë” së re të Tottenhem. Ekipi i Maurisjo Pochetinos mposhti bindshëm “fqinjët” londinez të Cristal Palas me rezultatin 2-0.