City merr vendimin final për portierin e Kosovës
15 qershor 2022
| 14:47
Manchester City e ka marrë vendimin final për portierin e Përfaqësues së Kosovës, Arijanet Muriq. Ky i fundit është huazuar vazhdimisht në vitet e fundit në liga të ndryshme.
Muriq nuk e ka bindur trajnerin Pep Guardiola, i cili ka hequr përfundimisht dorë nga gjiganti i portës. Portali britanik “mancitysquare” raporton se “Citizens” kanë vendosur që mos ta huazojnë më 23-vjeçarin, por ta shesin përfundimisht.
Portieri shqiptar nga Mali i Zi ishte huazuar në ekipet si NAC Breda, Nottingham Forest, Girona, Willem II dhe Adana Demirspor, ku e kaloi edicionin që sapo përfundoi.