City mposhti Crvena Zvezdan, Dortmundi dorëzohet para PSG-së

19 shtator 2023 | 23:00

Manchester City, kampionët në fuqi të Evropës kanë fituar me përmbysje ndaj Crvena Zvezda me rezultatin 3-1. Të parët ishin miqtë që kaluan në avantazh në pjesën e parë, ndërsa “qytetarët” përmbysën shifrat në pjesën e dytë me dy gola të Alvarez dhe një të Rodri.

PSG nuk ka diskutuar fitoren ndaj Dortmund në Paris, pasi francezët fituan 2-0. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në të dytën Mbappe dhe Hakimi i dhanë tre pikët skuadrës.

Lazio i ka rrëmbyer barazimin Atletico Madrid në minutën e 95’ të sfidës, duke shënuar me anë të Provedel.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka fituar me rezultat 5:0 ndaj Royal Antwerp në…