City mposhti minimalisht Chelsean, kalon në finale të FA Cup
20 prill 2024
| 20:27
Manchester City është finalisti i parë i FA Cup. Kampioni i Anglisë arriti që në gjysmëfinale të triumfonte minimalisht 1:0 ndaj Chelseat.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin ikonik, “Wembley”. Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, ndërsa ai erdhi tek në minutën e 84-të.
Ishte Bernardo Silva që shënoi për t’i dhënë fitoren dhe kualifikimin ekipit të Pep Guardiolas.
Në finale, Manchester City e pret fituesin e duelit Coventry-Manchester United.