City mund ta kthejë Muriqin
Manchester City mund ta kthejë në shtëpi portierin Aro Muriq nga huazimi në Nottingham Forest.
Kampionëve të Premier Ligës do t’iu duhet të marrin një vendim për portierin e ri, raporton “Nottinghamshire Live”.
Muriqi, që është 21 vjeç, iu bashkua skuadrës së Championshipit anglez Forest gjatë verës për një sezon pasi skuadra e Sabri Lamouchit arriti të bindte “Qytetarët” për shërbimet e tij.
Kujtojmë se në ndeshjet e para, portieri shtatlartë ishte i padiskutueshëm në portë, por që nga ajo kohë e ka humbur vendin ndaj Brice Sambas. Ai ka qëndruar në bankinë edhe javëve të fundit.
Thuhet se ai është i frustruar me mungesën e inkuadrimit në ekipin e parë dhe City dëshiron që ai të luajë çdo javë për të fituar përvojë. Prandaj, ata mund ta kthejnë atë mbrapsht në Manchester muajin e ardhshëm dhe të vendosin ta dërgojnë diku tjetër në huazim deri në fund të sezonit.
Muriqi, që mbron ngjyrat e kombëtares së Kosovës me pesë paraqitje deri më tani, i është bashkuar Cityt më 2015 pasi më parë kishte qenë pjesë e skuadrave tjera të të rinjve si YF Juventus, FC Zurich dhe Grasshoppers.