City ndalet me barazim nga West Hami

15 maj 2022 | 17:04

Manchester City është ndalur me barazim nga West Ham United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të dhe të parafundit për këtë sezon në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar sot në “London Stadium” ka përfunduar me rezultatin 2:2.

Jarrod Bowen shënoi të dy golat për vendasit, në minutat 24 dhe 45.

Jack Grealish (49’) dhe Vladimir Coufal (69’ – autogol) shënuan për “Qytetarët”.

Kampioni në fuqi anglez kishte mundësi të e fitonte krejtësisht ndeshjen, por Riyad Mahrez nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 86-të.

Manchester City me 90 pikë është lider në tabelë, me katër pikë më shumë se Liverpooli që renditet i dyti, por “Të Kuqtë” tani janë me një ndeshje më pak. West Hami renditet i shtati me 56 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se…