City në çerekfinale pasi shkatërroi Leipzigun, kualifikohet edhe Interi

14 mars 2023 | 23:04

Erling Haaland shënoi 5 gola kundër Leipzig në ndeshjen e kthimit ku Qytetarët fituan 7-0 ndërsa dy golat e tjerë u realizuan nga Gundogan dhe De Bryne 90+2.

Kështu Manchester City siguron kualifikimin në çerekfinale.

Erling u bë vetëm lojtari i tretë në histori që shënon një 5 në një ndeshje të vetme në Champions League.

I pari ishte Leo Messi, i cili shënoi 5 gola ndaj Bayer Leverkusen në ndeshjen e fazës së grupeve të 12/13 Champions League, ndeshja përfundoi me rezultat 7:1.

I dyti ishte braziliani Luiz Adriano, i cili realizoi 5 gola  ndaj Bate Borisov teksa luante për Shakhtarin. E treti tani është Haaland.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Interi ka siguruar kualifikimin duke barazuar pa gola në transfertë ndaj Portos. Vendasit u përpoqën të shënonin në fund një gol por u ndalën vetëm nga shtylla. Zikaltërit triumfuan 1-0 në sfidën e parë të luajtur në Milano dhe tani presin shortin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka…