City në janar e dëshiron Messin

03 nëntor 2020 | 13:10

Manchester City është duke u përgatitur për transferimin e Leo Messit në muajin janar, raporton “The Telegraph”.

City kërkon të përfitoj nga kriza totale që ka mbërthyer ekipin blaugrana, pa president dhe në prag të kolapsit financiar.

Të dhënat e radhës erdhën pak ditë më parë nga vetë drejtori i operacioneve financiare në klubin e Manchester Cityt, Omar Berrada: “Është një talent i jashtëzakonshëm, mund të ketë një impakt shumë domethënës në çdo klub të botës, brenda dhe jashtë fushe. Është futbollisti më i mirë në botë, më i miri në gjeneratën e tij. Mendoj se çdo klub në botë do ti pëlqente ta kishte në dispozicion. Nëse Messi vendos të largohet nga Barcelona do ta marrim në konsideratë mundësinë për ta transferuar”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka udhëtuar sot për vizitë…