City një nga skuadrat më të mira në merkato, ka fituar 232 milionë funte nga shitjet
Manchester City është një nga skuadrat më të mira në merkaton e verës.
“Citizens” kanë bërë dy goditje të mëdha në merkato, duke afruar në skuadër Erling Haaland dhe Kalvin Phillips.
Po ashtu, “Citizens” kanë shitur kartonin e Raheem Sterling dhe ata të Gabriel Jesus e Oleksandr Zinchenko.
Në mesin e lëvizjeve të mëdha llogaritet edhe ajo e janarit, kur Ferran Torres kalonte te Barcelona.
Sipas raportimeve të “Telegraph”, Man City kanë fituar rreth 232 milionë funte nga shitjet e lojtarëve.
Kalkuluar shpenzimet dhe fitimet e “Citizens”, skuadra qëndron në një profit prej rreth 122 milionë funteve.
Këto shifra i lënë derën hapur skuadrës së Manchester City për të bërë edhe lëvizje të tjera në këtë merkato.
Marc Cucurella mund të jetë një nga investimet e radhës për skuadrën nga “Etihad Stadium”.