City nuk e shet Sterlingun
26 nëntor 2021
| 17:16
Reprezentuesi i Kombëtares së Anglisë, Raheem Sterling, nuk do t’i bashkohet Barcelonës. Manchester City dhe trajneri Pep Guardiola janë kundër shitjes së Sterlingut, raporton “Daily Telegraph”.
Sterling ishte objektivi i madh i Xavit për ciklin e ri blaugrana, por City e ka gati një ofertë të rëndësishme për ta bindur anglezin që ta rinovojë kontratën.
Kontrata e Sterlingut, i cili ka realizuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 17 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, skadon në vitin 2023.