City nuk gabon, Broja shënon në fitoren Southamptonit

09 shkurt 2022 | 23:06

Manchester City ka rinisur serinë e fitoreve, pas barazimit me Southampton. Kampionët në fuqi të Anglisë mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 Brentford dhe numërojnë 12 pikë më shumë se Liverpool, që ka dy ndeshje më pak.

City e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 40-të, me një penallti të kthyer në gol nga Ryiad Mahrez. Për t’i mbyllur llogaritë mendoi belgu Kevin De Bruyne, i cili shënoi golin e qetësisë.

Spektakolare ishte përballja mes Tottenham dhe Southampton, që përfundoi me rezultatin 2-3. Bendarek shënoi autogol dhe skuadra e Contes e pa veten në epërsi për 5 minuta, pasi Armando Broja e ndëshkoi Tottenham.

Son Heung-Min riktheu epërsinë për “Spursat”, ndërkohë që te Southampton u tërbuan për shkak se në aksion u bë faull ndaj Brojës. “Shenjtorët” reaguan dhe ia dolën të barazojnë me Elyounoussi, si dhe të shënojnë golin e fitores me Che Adams.

Në barazim 1-1 ka përfunduar dueli mes Norwich dhe Crystal Palace. Pukki realizoi që në minutën e parë, ndërsa Zaha barazoi pas një ore. Sulmuesi kishte mundësinë të realizonte edhe golin e fitores, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Berat Buzhala, ka publikuar një dokument ku e vetmja…