City nuk gabon ndaj Dinamo Zagrebit
01 tetor 2019
| 23:05
Kampionia e Anglisë, Manchester City, ka shënuar edhe fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve.
Skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola e mposhti Dinamo Zagrebin me rezultat 2-0. Në minutën e 66-të, Raheem Sterling realizoi për 1-0. Rezultatin final e vulosi në fund të ndeshjes, Phil Foden (2-0).
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Atalanta ka pësuar humbje nga Shakhtar Donetsk (1-2).
/Epoka e re/