
City nuk gabon ndaj Leicesterit, një fitore afër titullit
06 maj 2019
| 22:56
Një gol i Vincent Kompanys i ka mjaftuar Manchester Cityt të fitojë ndaj Leicesterit, 1 me 0, në xhiron e 37-të të Premier Ligës dhe për t’iu afruar titullit kampion edhe më shumë.
Belgu shënoi një supergol nga distanca për t’i dhënë fitoren e rëndësishme ekipit të Pep Guardiolas.
Me këtë fitore, City bën 95 pikë në pozitën e parë të tabelës, vetëm një më shumë se Liverpooli. Në xhiron e fundit, Cityt i duhet patjetër një fitore për të fituar titullin e kampionit.