City nuk gabon ndaj Wolvesit
14 janar 2019
| 22:57
Manchester City ka fituar ndaj Wolvesit 3 me 0 në xhiron e 22-të në Premier Ligë për të vazhduar ndjekjen e liderit, Liverpool.
Gabriel Jesus realizoi dy gola për “Qytetarët” në pjesën e parë, ndërsa Coady shënoi autogol në të dytën për fitoren e radhës të ekipit të Pep Guardiolas.
Nga minuta e 19-të, mysafirët ishin me një futbollist më pak në fushë, pasi Willy Boly u ndëshkua me karton të kuq.
Në tabelë, City ka 53 pikë, katër më pak se Liverpooli që prin. Tottenhami është i treti me 48 pikë.