City nuk gabon, ‘viktima’ e radhës është Bournemouthi
01 dhjetor 2018
| 18:31
Manchester City e ka mposhtur Bournemouth (3-1), në ndeshjen e vlefshme në Premier Ligë.
Në minutën e 16-të, Bernardo Silva e ka shënuar golin e parë në ndeshjen, por Bournemouthi nuk dorëzohet dhe barazon rezultatin nëpërmjet Wilsonit.
Vendasit në pjesën e dytë dominuan plotësisht duke kaluar në epërsi me golin e Sterlingut, kurse golin e tretë e shënoi Gundogan.
Rezultatet
Crystal Palace – Burnley 2-0
Huddersfield Town – Brighton & Hove Albion 1-2
Leicester City – Watford 2-0
Manchester City – AFC Bournemouth 3-1
Newcastle United – West Ham United 0-3
/Epoka e re/