City nuk heq dorë nga transferimi i Messit

19 nëntor 2020 | 11:12

Manchester City humbën shansin për transferimin e Leo Messit gjatë verës, por do të tentojnë transferimin e tij në janar.

Marrëdhëniet mes argjentinasit dhe klubit spanjoll vijojnë të mos jenë në nivelin më të mirë të mundshëm, kurse Pep Guardiola është shumë i interesuar për ta pasur sërish në skuadër, ndaj dhe nuk përjashtohet mundësia që të ndodh që në janar. Një tjetër fakt që e bën edhe më të mundshëm këtë lëvizje është edhe kontrata e argjentinasit që përfundon në fundin e sezonit, ndaj dhe mund të largohet me kosto zero.

Humbja e një prej futbollistëve më të mirë në botë pa asnjë euro do të ishte një humbje katastrofike për katalanasit që po kalojnë një moment të vështirë pas pandemisë. Messi ka shënuar 640 gola në 741 ndeshje me skuadrën e Barcelonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka tërhequr së fundmi vëmendjen…