City pësoi debakël nga Arsenali, Guardiola: Luajtëm shumë mirë

03 shkurt 2025 | 11:07

Pas humbjes 5-1 nga Arsenali, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka habitur me deklaratën për mediat duke thënë se ekipi i tij luajti shumë mirë.

“Unë kam keqardhje vetëm për 25 minutat e fundit, ne harruam çfarë duhet të bëjmë, atë që kemi bërë për 60-70 minuta. Padyshim është një ndeshje e vështirë në këtë stadium, ndaj kësaj skuadre në minutat e parë ka ndodhur shumë herë në këto sezone. Por pas 10-15 minutash mendoj se morëm kontrollin e lojës dhe luajtëm shumë, shumë, shumë mirë dhe ishim në lojë pas 1-1 teksa kishim momentin e mirë që të bënim tranzicionin dhe një devijim për golin e tretë. Duhet ta kapërcejmë këtë situatë. Nuk mund të humbësh kontrollin, janë 90-95 minuta. Nuk mund të përfundosh në mënyrën se si luajtëm, ne mund të kishim shënuar edhe tre gola të tjerë, por skuadra duhet të jetë e qëndrueshme, nuk ka rëndësi se çfarë ndodhi”, ka thënë Guardiola.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka…