City planifikon t’i ofrojë kontratë të re Agueros
12 korrik 2020
| 16:38
Manchester City po planifikon t’i ofrojë kontratë të re Sergio Agueros.
Sulmuesi argjentinas ka qenë një ndër lojtarët kryesor të Cityt në sukseset e shumta përgjatë viteve të fundit, dhe klubi dëshiron t’i ofrojë kontratë të re që e mban atë në “Etihad” deri në vendin 2022.
Aguero, rekordmeni i golave te City, pritej që të kthehej te klubi i tij i fëmijërisë, Independiente, në Argjentinë kur kontrata aktuale e tij të përfundojë në fund të sezonit të ardhshëm.