![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/Frenkie-de-Jong-1130x635-1.jpg)
City po përgatit ofertë sensacionale për Frenkie de Jong
Frenkie de Jong ka katër vjet që është pjesë e Barcelonës dhe në çdo afat kalimtar flitet për largimin e tij.
Mesfushori holandez gjithmonë ka thënë se nuk dëshiron largimin nga Camp Nou dhe dëshira e tij është ta vazhdojë qëndrimin te Barcelona.
Por edhe këtë verë duket se ofertat për të nuk mungojnë dhe Manchester City është skuadra e radhës që ka shprehur interesim.
The Sun ka raportuar se City është gati të bëjë një ofertë të madhe për transferimin e De Jong prej 90 milionë funteve (104 milionë eurove).
Barcelona është e hapur ta shes yllin e tyre, por vet De Jong po këmbëngul për qëndrimin në Camp Nou.
Pasi kanë humbur Ilkay Gundogan dhe nuk arritën të siguronin shërbimet e Declan Rice, kampioni në fuqi i Evropës po kërkon një lëvizje sensacionale për mesfushorin holandez.