City prezanton transferimin rekord
04 korrik 2019
| 16:02
Kampionia e Premier Ligës, Manchester City e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit spanjoll, Rodri nga Atletico Madridi.
Blerja e Rodrit i ka kushtuar skuadrës angleze 62.6 milionë funte ose 70 milionë euro, aq sa ishte klauzola e lojtarit dhe është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit anglez.
“Manchester City është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e mesfushorit spanjoll Rodri. 23-vjeçari bashkohet me një marrëveshje pesëvjeçare nga Atletico Madrid dhe ndjek Angelinon duke u bërë nënshkrimi i dytë i verës për Pep Guardiolan”, thuhet në njoftimin e Cityt.