City projekton afrimin e një trajneri të madh nëse largohet Guardiola
16 shkurt 2020
| 13:00
Dënimi prej dy sezonesh nga UEFA, mund të sjellë një seri largimimesh te Manchester City, duke filluar që nga pankina. Pep Guardiola me shumë mundësi do të largohet nga drejtimi i “qytetarëve” për të nisur një aventurë te re te Juventusi, ose mund të rikthehet te Barcelona apo Bayerni.
Sipas “The Sun” vendin e tij te City, pritet që ta zërë një emër i njohur në Premier League, Mauricio Pochettino. Strategu argjentinas është i gatshëm për të nisur një projekt të ri nga e para, teksa një gjë të tillë e ka bërë më parë edhe te skuadra e Tottenham.
Pochettino është i aftë që të punojë mjaft mirë me të rinjtë, pasi te City do të ketë shumë largime.