City refuzon ofertën e Bayernit për Sanen
31 maj 2019
| 11:39
Manchester City e ka refuzuar ofertën e Bayern Munchen për Leroy Sane, raporton “Guardian”:
Kampionia e Anglisë është e gatshme të heq dorë nga Sane, por oferta prej 80 milionë euro duket se nuk i përmbush synimet e saj. Tash drejtuesve të Bayernit i duhet të ngritin ofertën ose të heqin dorë nga transferimi i reprezentuesit gjerman.
Sane ka luajtur në të kaluarën në Bundesliga për Schalke 04, kurse Bayerni e sheh si zëvendësues ideal për të larguarit Arjen Robben dhe Franck Ribery.
/Epoka e re/