City shkatërron Bournemouthin
Kanë përfunduar pesë ndeshjet që ishin duke u zhvilluar momentalisht në Premier Ligën angleze, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City e ka shkatërruar 6:1 Bournemouthin, raporton KosovaPress.
Golat për kampionin anglez i shënuan Doku (minuta e 30’), Silva (minuta e 33’ dhe 84’), Akanji (minuta e 37’), Foden (minuta e 64’) dhe Ake (minuta e 88’).
Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja interesante mes Evertonit dhe Brightonit, e cila nuk prodhoi fitues dhe u mbyll me rezultat 1:1.
Golin për Evertonin e shënoi Vitali Mykolenko (minuta e 7’), kurse Ashley Young shënoi autogol në minutën e 84’ për ta barazuar rezultatin në 1:1 për Brightonin.
Rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Premier Ligë i gjeni më poshtë.
Fulham 0:1 Manchester United
Brentford 3:2 West Ham
Burnley 0:2 Crystal Palace
Everton 1:1 Brighton
Manchester City 6:1 Bournemouth
Sheffield United 2:1 Wolverhampton