City shkatërron Evertonin, një hap larg titullit
14 maj 2023
| 17:06
Manchester City është shumë pranë titullit ndërsa kanë mbetur dhe dy ndeshje nga fundi.
“Qytetarët” kanë mposhtur 0-3 në transfertë Evertonin në javën e 36 të Premier League.
Ky sukses e mban City në krye me 85 pikë, 4 më shumë se Arsenali dhe një fitore në ndeshjen e ardhshme ndaj Chelsea do t’i shpallte ata kampion për herë të 9-të.
Sa i përket ndeshjes, golat i shënuan Gundogan (37′) Haaland (39′) dhe sërish Gundogan (59′).