City shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen ndaj Bournemouth

14 janar 2025 | 22:37

Manchester City nuk shkon më shumë se një barazim 2-2 në fushën e Brentford. Te “qytetarët” spikati Foden, i cili realizoi dopietë.

Vendasit hapën llogaritë me Wissa, ndërsa Norgaard barazoi shifrat në fund.

Skuadra e Guardiolës shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e shtatë, shumë larg pritshmërive.

Zhgënjen edhe Chelsea, teksa barazoi 2-2 Bournemouth. Goli i Palmer krijoi përshtypjen se gjërat do të jenë të lehta për të besuarit e Marescas por nuk ndodh kështu, pasi Kluivert dhe Semenyo përmbysën shifrat.

Në fund, James i dhuroi një pikë Chelseat, duke shmangur humbjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të…