City synon këta tre futbollistë në janar
Manchester City po dominon kampionatin anglez, por Pep Guardiola nuk kënaqet aspak. Trajneri katalanas kërkon ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të janarit, duke vënë në shënjestër tre futbollistë.
Një prej tyre është Alexis Sanchez, kontrata e të cilit me Arsenalin po shkon drejt fundit. Pastaj skuadra e Guardiolës ka prioritet gjetjen e një zëvendësuesi të Kompany, duke parë dëmtimet e shpeshta të tij, e në këtë pikë kandidaturat janë Van Dijk i Southampton dhe Inigo Martinez nga Real Sociedadi.
Në të njëjtën kohë “Citizens” është në kërkim edhe të një mesfushori që do të luajë në vendin e Yaya Toure, i destinuar të lërë Manchester Cityn në fund të sezonit. Fernandinho do ta rinovojë kontratën me skuadrën angleze, por kjo mund të mos mjaftojë, kështu që Manchester City ka hedhur sytë nga 22-vjeçari i Borussias së Dortmundit, Julian Weigl, që pëlqehet nga Guardiola, edhe pse ëndrra e 46-vjeçarit është Sergi Busquets, për të cilin City mund të ofrojë 55 milionë euro në muajt e verës.