City synon Maguiren, Leicesteri kërkon 75 milionë euro
20 maj 2019
| 19:49
Manchester City është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Leicester Cityt, Harry Maguire.
Siç raporton “The Guardian”, Leicester kërkon një shifër prej 75 milionë euro, për mbrojtësin anglez. Kjo shifër është më lartë dhe se ajo që Liverpooli ka dhënë për Van Dijk, që u ble nga Sauthemptoni.
Maguire është 26-vjeç dhe ka bërë një sezon të mirë te Leicesteri duke vazhduar ecurinë pozitive pas Botërorit të Rusisë. Ai shihet si pasuesi ideal i Kompanys që u largua pas 11 vjetësh.