City synon ta ‘blindojë’ me kontratë afatgjate Edersonin
01 tetor 2024
| 15:04
Skuadra e Manchester Cityt ka nisur nga puna për të rinovuar kontratën e portierit brazilian Ederson. Kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2026, por po punohet për ta shtyrë atë edhe me një vit, deri në 2027-ën.
Ederson, 31-vjeçar, luan që prej vitit 2017 me “citizens” dhe në total numëron 340 ndeshje zyrtare me këtë fanellë. Ai mbetet një nga të besuarit e trajnerit Pep Guardiola, me të cilin ka fituar gjithçka me Manchester City.
Për momentin palët janë ende në bisedime, por rinovimi i kontratës do të thotë që ai do të luajë për kampionët e Anglisë deri në moshën 34-vjeçare. Një portier që asnjëherë nuk ka zhgënjyer, duke u kthyer në idhull të tifozëve.